Kjo pronë ekskluzive ndodhet në magjistralen Prishtinë – Gjilan, në kilometrin e 9-të, përballë “Sante Plus”, një zonë me qasje të shpejtë dhe të përshtatshme për banim të qetë dhe investim afatgjatë. Objekti ka një sipërfaqe banimi prej 420 m² dhe është i vendosur në një parcelë të gjerë prej 31 ari, duke ofruar hapësirë të bollshme për oborr, gjelbërim apo investime të mëtejshme.

Ndërtimi është i organizuar në disa nivele funksionale.
Përdhese gjendet një dhomë e ndarë me kuzhinë, garazh i mbyllur dhe një podrum i përshtatshëm për ruajtje apo shfrytëzim shtesë.
Kati i parë përbëhet nga një paradhomë, sallon i hapur me kuzhinë dhe një banjo.
Kati i dytë ofron dy dhoma gjumi të rehatshme,
Kati i tretë përmban dy dhoma gjumi të tjera dhe një banjo shtesë.

Kjo pronë është ideale për një familje të madhe apo për ata që kërkojnë një shtëpi të bollshme në një zonë të qetë dhe të lidhur mirë me qytetin.

Detajet

Sipërfaqe: 420 m² Madhësia e tokës: 31 Dhomat e gjumit: 4 Tualete: 2 Garazhda: 1

Veçoritë

Planet e dyshemesë

Prishtinë - Gjilan km 9 Size: 420 m² Bedrooms: 4 Bathrooms: 2