Në shitje një banesë e mobiluar dhe e gatshme për banim, e pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit – rruga Vicianum, mbi FiveStar, në kompleksin Veranca C1 A, ndërtuar nga Rubin Invest.
Banesa ndodhet në një objekt të mirëmbajtur, me qasje të drejtpërdrejtë në rrugën kryesore, afër marketeve, restoranteve, qendrave të fitnesit dhe shërbimeve të tjera të përditshme. Ngrohja është përmes sistemit Termokos, duke garantuar efikasitet dhe komoditet gjatë gjithë vitit.
Sipërfaqja e banesës: 75 m²
Përbërja e banesës:
• Qëndrim ditor me kuzhinë
• 2 dhoma gjumi
• 1 banjo
• 1 WC
• 1 shpajz
• 1 ballkon
Çmimi: 1,700 € / m²
Një mundësi ideale për banim në një zonë të zhvilluar dhe të mirëpozicionuar, që ofron komoditet urban dhe qetësi familjare në të njëjtën kohë.