Shtëpi në SHITJE në Çagllavicë – Prishtinë SHITJE

Shitet një shtëpi moderne me leje ndërtimi dhe dokumentacion të rregullt pronësor, e cila ofron hapësirë të bollshme, planimetri funksionale dhe ndriçim të jashtëzakonshëm natyral. E pozicionuar në një zonë të qetë e të zhvilluar në Çagllavicë, prapa kompleksit Fortesa, kjo pronë është zgjedhje ideale për jetë familjare të rehatshme me qasje të shpejtë në rrugën kryesore dhe në infrastrukturën urbane përreth.

Lokacioni: Rr. Çagllavicë, prapa Fortesës, Prishtinë

Sipërfaqja e Banimit: 224 m²

Garazh i mbyllur: 28 m²

Sipërfaqja e truallit: 3 ari

Statusi ligjor: Me leje ndërtimi, kontrata bëhet tek noteri

Dorëzimi i çelësave: më së largu 25.12.2025

Struktura e shtëpisë:

Përdhesa:

– Dhomë ndeje me kuzhinë

– 1 dhomë gjumi

– 1 banjo

– 1 depo

Kati i parë:

– 3 dhoma gjumi

– 2 banjo (njëra brenda master bedroom)

– Master bedroom me paradhomë dhe banjo private XXL

Karakteristikat:

– Dritare të mëdha me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës

– Orientim ideal Jug – Lindje dhe Perëndim

– Zona e banimit e qetë, elitare dhe me infrastrukturë të zhvilluar

– Afër me shkolla, rrugë kryesore dhe markete

Një investim i zgjuar për jetë cilësore dhe të qëndrueshme në zemër të Prishtinës së re.

Çmimi: Sipas marrëveshjes

Detajet

Sipërfaqe: 224 m² Madhësia e tokës: 3 ari Dhomat e gjumit: 4 Tualete: 3 Garazhda: 1 (28)

Veçoritë