Në një nga zonat më të kërkuara dhe të zhvilluara të kryeqytetit, ofrohet për shitje kjo banesë funksionale, ideale për banim familjar apo investim të sigurt. Lokacioni ofron qasje të shpejtë në rrugët kryesore dhe afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme ditore.
Lokacioni: Rruga Gjergj Balsha, Arbëri – Prishtinë
Sipërfaqja: 100 m²
Dokumentacioni: Kontrata bëhet tek noteri
Struktura e banesës:
Dhomë ndeje me kuzhinë dhe ballkon
2 dhoma gjumi
1 banjo
1 WC
Karakteristika dhe përparësi:
Hapësirë e organizuar në mënyrë funksionale
Ndriçim i mirë natyral
E përshtatshme për banim ose investim
Mundësi financimi përmes Raiffeisen Leasing, NLB Bank dhe BKT
Një zgjedhje shumë e mirë për ata që kërkojnë komoditet, lokacion të favorshëm dhe fleksibilitet në pagesë.
Çmimi: 1,350 EUR / m²














