Shitet lokal afarist me pozicion shumë të favorshëm, i përshtatshëm për veprimtari të ndryshme biznesi, me qasje direkte në rrugën kryesore dhe mundësi parkimi përpara objektit.
Lokacioni: Rr. Eduard Lir (ish Çegllana), prapa Ministrisë së Shëndetësisë, Prishtinë
Sipërfaqja: 144 m²
Kati: përdhesë
Lokali ndodhet në përdhesë dhe ka ekspozim të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore, duke ofruar vizibilitet të lartë dhe qasje shumë të lehtë për klientët. Përpara lokalit ka hapësirë të mjaftueshme për së paku 3 vende parkimi, çka e rrit ndjeshëm funksionalitetin dhe vlerën e tij afariste.
Lokacioni është shumë i përshtatshëm për zyra, ordinanca, markete, shërbime profesionale apo aktivitete të tjera tregtare, duke qenë afër institucioneve shtetërore dhe zonave me frekuentim të lartë.
Çmimi: 1,150 € / m²









