Në shitje një shtëpi unike dhe tejet luksoze e tipit A, e pozicionuar në një nga lagjet më elitare dhe më të sigurta të Prishtinës – Fshati Ndërkombëtar, në rrugën Nekibe Kelmendi. Kjo pronë ofron standard të lartë jetese, privatësi maksimale dhe infrastrukturë moderne, ideale për familje që kërkojnë rehati, siguri dhe cilësi.
Lokacioni: Rr. Nekibe Kelmendi, Fshati Ndërkombëtar – Prishtinë
Sipërfaqja e shtëpisë: 425 m² (Tipi A)
Sipërfaqja e truallit: 7.5 ari
Struktura e shtëpisë:
Podrumi:
– Dhomë ndeje me kuzhinë dhe trapezari të ndarë
– Ballkon XXL me dalje direkte në oborr
– 1 WC
– Depo e madhe (podrum funksional)
Përdhesa:
– Dhomë ndeje me kuzhinë
– Garazh për një veturë
Kati i parë:
– 2 dhoma gjumi
– Njëra dhomë është suite me garderobë të veçantë dhe banjo private
– Lavanderi
Kati i dytë:
– 2 dhoma gjumi
– 1 banjo
Karakteristikat dhe avantazhet:
– Sistem ngrohjeje gjeotermike, me efikasitet shumë të lartë dhe shpenzime minimale
– Ndërtim cilësor dhe planimetri funksionale
– Lagje elitare me standarde ndërkombëtare jetese
Shërbime dhe atraksione të përfshira në lagje:
– Siguri 24/7 e nivelit më të lartë
– Sistem i shuarjes së zjarrit në çdo 50 m
– Fushë futbolli, basketbolli dhe tenisi
– Park i përbashkët për banorët
– Kënd lojërash për fëmijë
– Hapësirë e dedikuar për takime të banorëve
– Pishinë gjysmë-olimpike
– Shtigje për vrapim dhe rekreacion
Një pronë ideale për ata që kërkojnë jetë luksoze, të qetë dhe të sigurt, në një komunitet të përzgjedhur.
































