Ofrohet për shitje një penthouse ekskluziv në një nga zonat më prestigjioze të kryeqytetit, në Arbëri, përballë Komunës së re. Me hapësirë të madhe banimi dhe terasë të gjerë, kjo pronë ofron luks, rehati dhe pamje të hapur për jetesë cilësore.
Lokacioni: Rr. Ahmet Krasniqi, përballë Komunës së re, Arbëri – Prishtinë
Sipërfaqja e banimit: 136 m²
Terasa: 122 m²
Struktura e penthouse:
Sallon me kuzhinë
3 dhoma gjumi (njëra master bedroom)
2 banjo
1 WC
1 depo
Karakteristikat:
Terasë e madhe me mundësi shfrytëzimi për relaks dhe organizime
Hapësira të organizuara në mënyrë funksionale
Lokacion elitë me qasje të lehtë në qendër
Afër institucioneve, bizneseve dhe shërbimeve kryesore
Një pronë ideale për ata që kërkojnë standard të lartë jetese dhe investim të sigurt në një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës.
Çmimi: 450,000 €










