Ofrohet për SHITJE një shtëpi ekskluzive në Fshatin Ndërkombëtar, në Rrugën Nekibe Kelmendi, një nga zonat më të kompletuara të banimit në Prishtinë. Shtëpia e Tipit A ka sipërfaqe prej 425 m² dhe truall prej 8 ari, me organizim funksional në disa nivele dhe me standard të lartë ndërtimi.
Lokacioni: Rr. Nekibe Kelmendi, Fshati Ndërkombëtar – Prishtinë
Sipërfaqe e shtëpisë: 425 m² (Tipi A)
Sipërfaqe e truallit: 8 ari
Shtëpia ka këtë organizim:
Podrumi:
Dhomë ndeje me kuzhinë dhe trapezari të ndarë
Ballkon XXL me dalje direkte në oborr
1 WC
Depo e madhe
Përdhesa:
Dhomë ndeje me kuzhinë
Garazh për një veturë
Kati i parë:
2 dhoma gjumi
1 suitë me garderobë të veçantë dhe banjo private
Lavanderi
Kati i dytë:
2 dhoma gjumi
1 banjo
Shtëpia posedon sistem ngrohjeje gjeotermike, i cili ofron efikasitet të lartë dhe shpenzime minimale. Ndërtimi cilësor, planimetria funksionale dhe ambienti i kompletuar i lagjes ofrojnë kushte të përshtatshme për një jetesë komode dhe të sigurt.
Fshati Ndërkombëtar ofron standarde të larta të jetesës dhe një sërë shërbimesh e hapësirash rekreative për banorët, përfshirë siguri 24/7, sistem të shuarjes së zjarrit, fushë futbolli, basketbolli dhe tenisi, park të përbashkët, kënd lojërash për fëmijë, hapësirë për takime të banorëve, pishinë gjysmë-olimpike dhe shtigje për vrapim e rekreacion.
Çmimi: 1,170,000 €
Shtëpia është e lëshuar me qira për një ndërkombëtar dhe aktualisht gjeneron të hyra neto prej 3,300 € në muaj, duke e bërë pronën një mundësi të përshtatshme edhe për investim me qira aktive.
Një mundësi e veçantë për investim në një nga komplekset rezidenciale më të kompletuara të Prishtinës, me standard të lartë jetese, infrastrukturë të pasur dhe të hyra të rregullta mujore nga qiraja.




