Ofrohet për SHITJE një biznes në Rrugën Sylejman Vokshi, në zonën e njohur të Kafëve të Rakisë në Prishtinë. Biznesi operon në një lokacion qendror me frekuentim të lartë dhe posedon klientelë stabile, duke përfaqësuar një mundësi të mirë investimi për personat e interesuar të vazhdojnë një aktivitet biznesor të konsoliduar.
Lokacioni: Rr. Sylejman Vokshi, te Kafët e Rakisë – Prishtinë
Sipërfaqe e lokalit: 60 m²
Biznesi ka klientelë stabile dhe gjeneron fitim të mirë vjetor, i cili mund të dëshmohet përmes qarkullimeve bankare.
Produktet e biznesit janë me origjinë nga Evropa, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut. Për produktet nga Evropa dhe SHBA-ja, biznesi posedon të drejta ekskluzive të distribucionit për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Brendet që përfshihen në ofertë janë:
Geek & Gorgeous, Altruist, Skintegra dhe NicheBeautyLab nga Evropa, si dhe Timeless nga SHBA-ja.
Çmimi: Sipas marrëveshjes
Një mundësi e veçantë për investim në një biznes me klientelë të konsoliduar, lokacion me frekuentim të lartë dhe ekskluzivitet për brende ndërkombëtare në disa tregje të rajonit.















