Ofrohet për SHITJE një shtëpi në lagjen Marigona 3, në Qagllavicë, Komuna e Graçanicës. Shtëpia ka sipërfaqe banimi prej 322 m², përveç podrumit, dhe truall prej 4 ari. Prona karakterizohet nga organizimi funksional, hapësirat e bollshme dhe pajisjet cilësore, duke ofruar kushte të përshtatshme për një jetesë komode familjare.
Lokacioni: Qagllavicë, Lagjja Marigona 3 – Komuna e Graçanicës
Sipërfaqe banimi: 322 m² + podrum
Sipërfaqe e truallit: 4 ari
Shtëpia ka këtë organizim:
Përdhesa:
Dhomë ndeje
Kuzhinë e ndarë
Trapezari
1 banjo
Shpajz
Kaminë me dru
Kati i parë:
Dhomë ndeje në stil duplex
1 master bedroom
3 dhoma gjumi
2 banjo
1 zyrë pune
Terasë rreth 50 m²
1 ballkon
Shtëpia posedon sistem të ngrohjes me pompë termike nën dysheme, duke ofruar efikasitet dhe komoditet gjatë gjithë vitit. Prona ka fletë poseduese dhe kontrata bëhet tek noteri.
Çmimi me mobilje: 420,000 €
Çmimi pa mobilje: 400,000 €
Pronari pranon kompensim të pjesshëm me banesë në Prishtinë.
Një mundësi e mirë për blerje në lagjen Marigona 3, me hapësira të bollshme, ngrohje moderne dhe mundësi fleksibile të pagesës përmes kompensimit të pjesshëm me banesë.






































