Në shitje një banesë funksionale dhe e përshtatshme për banim familjar, e pozicionuar në zonën qendrore të Prishtinës së Re, në rrugën “Malush Kosova”, brenda kompleksit banesor-afarist “Lisi”.
Banesa ndodhet në katin e 3-të dhe ka një sipërfaqe prej 77.60 m², me organizim praktik dhe ndriçim të mirë natyral.
Përbërja e banesës:
• Sallon me kuzhinë
• 2 dhoma gjumi
• 1 banjo
• 1 shpajz
• 1 ballkon
Çmimi: 1,150 € / m²
Prona ka fletë posedimi, ndërsa kontrata e shitjes realizohet tek noteri, duke garantuar një proces të rregullt dhe të sigurt. Lokacioni ofron qasje të shpejtë në qendër, afër shërbimeve publike dhe objekteve tregtare, duke e bërë këtë banesë një zgjedhje të shkëlqyer për banim apo investim.