Në shitje një pronë shumëfunksionale, e përshtatshme si për banim, ashtu edhe për zyrë, e pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara dhe të zhvilluara të kryeqytetit – Rruga B, mbrapa Royal Mall, ndërtuar nga Alko Impex.
Banesa ndodhet në katin e 1-rë, me sipërfaqe prej 90 m², dhe është e gatshme për shfrytëzim të menjëhershëm. Aktualisht ka qenë e organizuar si zyrë, me ndarje të brendshme funksionale:
Përbërja:
• Një hapësirë e përbashkët e madhe (open space)
• Një dhomë e veçantë (zyrë apo dhomë gjumi)
• 1 banjo
• 1 ballkon
Çmimi: 1,450 € / m²
Banesa ndodhet afër rrugës kryesore, me qasje të shpejtë në qendrën tregtare Royal Mall, institucione dhe shërbime të ndryshme – një lokacion ideal për biznes apo jetesë.
Prona posedon fletë posedimi dhe kontrata realizohet tek noteri, duke garantuar një proces të sigurt dhe të rregullt ligjërisht.