Shitet një banesë ekskluzive në njërën nga lagjet më të kërkuara të kryeqytetit – Velani, me pamje panoramike në tri drejtime dhe përfundim punimesh me standarde të larta. Pozita është ideale për banim familjar me qasje të lehtë në çdo shërbim të nevojshëm urban, duke përfshirë shkollat, transportin publik, qendrat shëndetësore dhe tregjet.
Lokacioni: Rr. Isa Kastrati, përballë varrit të Ibrahim Rugovës, Prishtinë
Kompleksi: PUHIZA 3
Kati: i 7-të
Sipërfaqja: 125.8 m²
Statusi: Me fletë posedimi, kontrata përfundimtare bëhet tek noteri
Struktura e banesës:
Qëndrim ditor me kuzhinë dhe dalje në ballkon
3 dhoma gjumi
2 banjo
Karakteristikat:
Banesa ka 3 pamje panoramike
Punimet e brendshme përfundojnë më së largu me 1 shkurt
Dyshemeja e shtruar me parket cilësor
Sistemi i ngrohjes: Termokos dhe rrymë
Sistemi i thithjes: qendror elektrik
Objekti ka fasadë ventiluese dhe izolim termik & akustik të kualitetit më të lartë
Zgjedhje ideale për banim të qetë në zonë elitare dhe një investim të qëndrueshëm afatgjatë.
Çmimi: 2,300 € m²















