Shtëpi në SHITJE në lagjen Qendresa – Prishtinë SHITJE

Në një nga lagjet më të reja dhe më të organizuara të Prishtinës, ofrohet për shitje një shtëpi moderne me orientim ideal dhe ambient të qetë familjar. Prona ndodhet në lagje të mbyllur me siguri të planifikuar 24/7 dhe me park e shkollë përballë, duke ofruar kushte shumë të favorshme për jetesë afatgjatë.

Lokacioni: Lagjja Qendresa, Prishtinë

Sipërfaqe banimi: 210 m²

Sipërfaqja e truallit: 4 ari

Struktura e shtëpisë:

Përdhesa: Sallon me kuzhinë të ndarë, 1 depo, 1 WC

Kati i parë: 2 dhoma gjumi secila me banjo private, 1 utility

Nënkulmi: Hapësirë e bollshme që mund të adaptohet në 2 dhoma gjumi shtesë ose 1 dhomë gjumi dhe 1 dhomë ndeje, sipas dëshirës së pronarit të ri

Karakteristikat kryesore:

Orientim komplet jug me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës

Pamje e hapur drejt parkut dhe shkollës

Lagje e mbyllur dhe e organizuar

Ambient i qetë dhe i sigurt për familje

Kjo shtëpi përfaqëson një kombinim shumë të mirë të lokacionit, funksionalitetit dhe potencialit për personalizim sipas nevojave tuaja.

Çmimi: 315,000 €

Detajet

Sipërfaqe: 210 m² Madhësia e tokës: 4 ari Dhomat e gjumit: 4 Tualete: 2

Veçoritë