Ky penthouse ekskluziv ndodhet në një prej lokacioneve më strategjike të qytetit, në rrugën “Nekibe Kelmendi”, pranë Pallatit të Drejtësisë. Me një sipërfaqe prej 396 m² hapësirë banimi dhe një tarracë të madhe prej 400 m², kjo pronë ofron një mundësi të jashtëzakonshme për investim. Ambienti është i dizajnuar për të ofruar hapësirë të bollshme dhe fleksibilitet maksimal për organizimin e brendshëm sipas nevojave të banimit apo biznesit.
Penthouse-i është i pajisur me një ashensor privat, duke ofruar ekskluzivitet dhe komoditet maksimal për pronarin apo klientët. Me dy tualete dhe një hapësirë funksionale të gjerë, prona është e përshtatshme për zhvillimin e një biznesi si restorant luksoz, qendër eventesh apo ambient ekskluziv për zyre dhe shërbime të tjera. Vendndodhja strategjike, hapësira e madhe dhe pamja panoramike e bëjnë këtë pronë një mundësi të rrallë për investim në një zonë të kërkuar.