Në shitje një banesë e veçantë, e mobiluar me shije artistike dhe detaje të kuruara, e pozicionuar në një nga lagjet më të kërkuara të kryeqytetit – Arbëria, më saktësisht në rrugën “Vicianum”, mbi Five Star, brenda kompleksit të mirënjohur Veranca C1 A, ndërtuar nga Rubin Invest.
Banesa ndodhet në një objekt me orientim Jug-Lindje, duke përfituar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një pamje panoramike të qytetit nga njëri prej dy ballkoneve. E mobiluar me kujdes dhe stil, banesa ofron funksionalitet të lartë për jetesë familjare.
Sipërfaqja e banesës: 150 m²
Përbërja:
• Qëndrim ditor me kuzhinë të hapur
• 3 dhoma gjumi
• 1 banjo
• 1 WC shtesë
• 1 shpajz
• 1 hapësirë “utility”
• 2 ballkona (njëri me pamje panoramike)
Sistemi i ngrohjes: Termokos
Çmimi: 280,000 €
Banesa ndodhet në një lokacion me qasje të shpejtë në rrugën kryesore, afër marketeve, restoranteve, qendrave të fitnesit dhe të gjitha shërbimeve të nevojshme për një jetesë të rehatshme dhe cilësore në zemër të Prishtinës.