Banesa ndodhet në një nga zonat më të reja dhe atraktive të kryeqytetit – Prishtina e Re, në rrugën “Malush Kosova”, brenda projektit modern të ndërtuar nga City View District. Me një sipërfaqe prej 66 m², banesa është e pozicionuar në katin e 2-të të një ndërtese të re dhe cilësore, e cila është e pajisur me 2 ashensorë funksionalë për komoditetin maksimal të banorëve.
Prona është e mobiluar plotësisht dhe posedon klimën e montuar, duke ofruar rehati të menjëhershme dhe kushte të përshtatshme për banim. Organizimi i brendshëm është funksional dhe përfshin:
• Sallon me kuzhinë të integruar
• Një dhomë gjumi të rehatshme
• Një ballkon me dalje nga dhoma
• Një banjo moderne
Kjo banesë është ideale për individë, çifte ose investitorë që kërkojnë një pronë të gatshme për banim ose dhënie me qira në një zonë në zhvillim të shpejtë dhe me potencial të lartë.