Banesa ndodhet në një lokacion tepër të kërkuar të Prishtinës, në rrugën “Isa Kastrati”, mbi Parkun e Qytetit, brenda kompleksit rezidencial të ndërtuar nga Albing Residenc, i njohur për cilësinë dhe përkushtimin ndaj detajeve të jetesës familjare. Me një sipërfaqe prej 79.55 m², banesa është e pozicionuar në katin e 4-të, me orientim jug-perëndimor që ofron një pamje mahnitëse të Prishtinës dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Objekti përmban 3 ashensorë, sistem ngrohjeje me rrymë, dhe një hapësirë të përbashkët për gëzime dhe ahengje, brenda vetë ndërtesës – një shtesë perfekte për jetesë komunitare dhe sociale. Banesa ka roleta elektrike dhe është e ndërtuar me detaje të përpikta, që reflektojnë komoditet dhe funksionalitet për një familje moderne.
Përbërja e banesës:
• Sallon me kuzhinë të hapur
• Dy dhoma gjumi
• Një banjo moderne
• Shpajz praktik
• Ballkon me pamje të hapur
• Garazh privat prej 13 m²,
Çmimi i banesës: 120,000 €
Kjo është një mundësi shumë e mirë për banim cilësor dhe investim të mençur në një nga zonat më të gjelbra dhe më të qeta të kryeqytetit.