Banesa ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara dhe të kërkuara të kryeqytetit, në Rrugën B – Prishtinë, duke ofruar qasje të lehtë në infrastrukturë, shërbime publike dhe zona tregtare. E pozicionuar në katin e 8-të, kjo pronë ka orientim Jug-Perëndim, duke siguruar ndriçim natyral të bollshëm gjatë gjithë ditës. Ndërtesa është e pajisur me ashensor, ndërsa sistemi i ngrohjes është përmes Termokos, që garanton efikasitet dhe komoditet në sezonat e ftohta.
Me një sipërfaqe prej 114.5 m², organizimi i brendshëm i banesës përfshin:
• Qëndrim ditor të ndarë
• Kuzhinë të veçuar
• Tre dhoma gjumi
• Një banjo dhe një tualet shtesë
• Një ballkon me pamje të hapur
Afërsia me dyqane, restorante dhe transport publik e bën këtë pronë ideale për jetesë familjare ose për investim të qëndrueshëm.
Çmimi i banesës është:
• 1,550 € / m² me mobilje
• 1,450 € / m² pa mobilje
Informacion shtesë:
Banesa ka një kontratë qiraje 2-vjeçare aktive me vlerë 650 €/muaj, gjë që e bën edhe më të përshtatshme për investitorët që kërkojnë të ardhura të sigurta nga qiraja.