Ky penthouse i veçantë ndodhet në lagjen Kalabria – Prishtinë, një ndër zonat më të kërkuara dhe të zhvilluara të kryeqytetit, i ndërtuar nga investitori i njohur “Model Sllovenia”. Me një sipërfaqe prej 148 m² banim dhe 100 m² tarracë, prona ofron një kombinim të përkryer mes hapësirës së bollshme të brendshme dhe ambientit të jashtëm për relaksim apo evente.

Penthouse-i ka orientim Jug-Lindje-Perëndim, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje të hapura nga disa drejtime. Prona posedon fletë posedimi dhe ofron një organizim funksional të hapësirës, i përshtatshëm për jetesë familjare dhe moderne.

Përbërja e pronës:

• Sallon me kuzhinë të integruar

• Tre dhoma gjumi (njëra me banjo private)

• Dy banjo dhe një tualet shtesë

• Depo funksionale

• Tarracë prej 100 m² për relaksim apo aktivitete

• Garazh i përfshirë në çmim

Çmimi total i shitjes: 245,000 €

• Sipërfaqe banimi: 148 m² x 1,250 € = 185,000 €

• Tarracë: 100 m² x 600 € = 60,000 €

Qiraja mujore aktuale: 600 €, duke e bërë këtë pronë jo vetëm të përshtatshme për banim, por edhe një investim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Detajet

Sipërfaqe: 248 m² Dhomat e gjumit: 3 Tualete: 2

Veçoritë