Villë në SHITJE – Brezovicë SHITJE

Villë 6+2 BrezovicëBrezovicëKosovëEvropë

Në shitje një villë e mrekullueshme e ndodhur në rrugën e Brezovicës, afër PINE HOTEL, në një nga zonat më të bukura dhe atraktive malore të vendit. Me një sipërfaqe prej 410 m² dhe një truall prej 8 ari, kjo vilë ofron hapësira të bollshme dhe komoditet të lartë për pushim dhe jetesë në natyrë.

Villa ka 2 hyrje të ndara dhe përbëhet nga:

Podrumi:

  • Dhomë ndeje me kamin
  • Kuzhinë të veçantë
  • 1 dhomë gjumi
  • 1 banjo
  • Saunë relaksuese

Përdhesa:

  • Dhomë ndeje me kamin
  • Kuzhinë të veçantë
  • 2 ballkona me pamje nga natyra
  • 1 dhomë gjumi
  • 1 banjo
  • 1 shpajz

Kati i 1-rë:

  • 4 dhoma gjumi
  • 2 ballkona
  • 1 banjo

Nënkulmi:

  • Kënd lojrash për fëmijë

Villa ka ngrohje qendrore Vaillant, si dhe oborr të rregulluar me pushimore mbi lum, të pajisur me ogjak për skarë – ambient ideal për relaksim me familje dhe miq.

Çmimi: 360,000 €

Kjo vilë ka një pozicion të jashtëzakonshëm, me peizazhet më të bukura të natyrës së Brezovicës, duke ofruar qetësi, privatësi dhe ajër të pastër gjatë gjithë vitit. Një mundësi unike për të jetuar ose investuar në një nga zonat më të kërkuara malore të rajonit.

Detajet

Sipërfaqe: 410 m² Dhomat e gjumit: 6 Tualete: 3

Veçoritë