Kjo banesë e bollshme ndodhet në një nga komplekset më të kërkuara në Prishtinë, në Kompleksin “Dora”, afër Hotel International Prishtina, duke ofruar një lokacion të qetë dhe lehtësisht të aksesueshëm. Me një sipërfaqe prej 110 m², kjo pronë është e pozicionuar në katin e 4-të të objektit, duke ofruar një organizim të shkëlqyer dhe hapësira të ndriçuara natyralisht.
Banesa përbëhet nga një sallon i hapur me kuzhinë, tre dhoma gjumi të rehatshme, një banjo dhe një WC shtesë për më shumë komoditet. Po ashtu, ka një ballkon të përshtatshëm për relaksim dhe pamje të hapur. Vendndodhja në një kompleks të mirëorganizuar, me infrastrukturë moderne dhe afërsia me shërbime të ndryshme si qendra tregtare, restorante dhe institucione, e bëjnë këtë pronë një zgjedhje ideale si për banim familjar ashtu edhe për investim afatgjatë.