Arbër Bytyqi

Co - Owner / Specialist i Aseteve të Patundshmërive
E-mail: arber@tramp-kapital.com
Phone: +383 49 505 145

Tungjatjeta!

Unë jam Arbër Bytyqi profesionist i çertifikuar me mbi 20 vjet përvojë në industrinë e patundshmërive, i specializuar në blerjen, shitjen dhe zhvillimin e pronave afariste dhe banesore.

Si bashkëpronar i kompanisë TRAMP Kapital, kam ndihmuar me sukses dhjetëra klientë dhe investitorë në realizimin e projekteve të rëndësishme, duke ofruar zgjidhje të personalizuara që përputhen me nevojat e tyre specifike.

Aktualisht, jam duke udhëhequr projekte moderne që përfshijnë apartamente të standardit të lartë, hapësira komerciale, objekte hotelerie dhe facilitete multifunksionale, të cilat përfaqësojnë një vizion të ri dhe të qëndrueshëm në tregun e patundshmërive në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi si dhe në disa shtete te Evropës.

Fushat e Ekspertizës:
Konsulencë profesionale në blerje dhe shitje pronash
Analizë strategjike e tregut, negocim i marrëveshjeve dhe përkrahje gjatë gjithë procesit të transaksionit.
Zhvillim i projekteve të reja afariste dhe banesore nga koncepti fillestar deri në realizimin final, duke garantuar që çdo projekt të jetë ekonomikisht i qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet më të larta.
Menaxhim i transaksioneve të mëdha dhe marrëveshjeve afatgjata.
Koordinim i marrëveshjeve të ndërlikuara dhe ndërtimi i strategjive të suksesshme për investime afatgjata.
Ndërtim i partneriteteve strategjike me investitorë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Krijim i mundësive të reja për bashkëpunime të suksesshme në projekte zhvillimore dhe investime të përbashkëta.
Vizioni im është të ofroj një qasje profesionale dhe transparente në çdo projekt, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët dhe duke kontribuar në zhvillimin urban të qëndrueshëm.