Tungjatjeta!
Unë jam Armend Arllati, një profesionist me përvojë në fushën e shitjeve dhe analizës së tregut të shërbimeve. Për pesë vite kam qenë i angazhuar në identifikimin e trendeve të tregut dhe zhvillimin e strategjive efektive për të maksimizuar performancën e shitjeve. Ekspertiza ime në analizën e tregut më ka ndihmuar të ofroj zgjidhje të optimizuara për bizneset dhe klientët, duke kontribuar në rritjen e tyre afatgjatë.
Edukimi
Kam diplomuar në Ekonomi, duke fituar aftësi analitike dhe strategjike për të kuptuar tregun dhe sjelljen e konsumatorëve.
Përvoja ime më ka ndihmuar të analizoj të dhënat dhe të krijoj strategji efektive për rritjen e shitjeve.
Aftësite profesionale
Rekreacionet
Përveç angazhimit profesional, kam një pasion të veçantë për futbollin. Ky sport më ka ndihmuar të zhvilloj disiplinë, punë ekipore dhe vendosmëri – vlera që i reflektoj edhe në karrierën time profesionale. Futbolli nuk është vetëm një hobi për mua, por edhe një mënyrë për të qëndruar aktiv dhe për të ruajtur një ekuilibër të shëndetshëm mes jetës profesionale dhe asaj personale.