Ofrohen për SHITJE dy vila në Rrugën e Brezovicës, në afërsi të Restaurant Apollonia, në një lokacion të përshtatshëm për pushim dhe qëndrim malor. Vilat kanë hyrje të ndara dhe janë të organizuara në dy njësi të veçanta, me nga 130 m² secila, duke ofruar mundësi të mira si për shfrytëzim personal, ashtu edhe për investim.
Lokacioni: Rruga e Brezovicës, afër Restaurant Apollonia – Brezovicë
Sipërfaqe banimi: 260 m² (2 × 130 m²)
Sipërfaqe e truallit: 3.5 ari
Vilat kanë këtë organizim:
Dhomë ndeje me kuzhinë dhe trapezari
Kaminë me dru
3 dhoma gjumi
4 ballkone
1 banjo
1 WC
Karakteristikat e vilave:
Ngrohje qendrore me rrymë nën dysheme
Gjenerator për furnizim me energji elektrike
Bunar për furnizim me ujë
Dy hyrje të ndara, me nga një njësi banimi prej 130 m²
Vilat janë të ndërtuara me leje ndërtimi dhe kontrata bëhet tek noteri.
Çmimi: 480,000 € (i negociueshëm)
Pronari pranon edhe kompensim të pjesshëm me banesë në Prishtinë.
Një mundësi e mirë për investim në Brezovicë, me dy njësi të ndara, pajisje funksionale për qëndrim gjatë gjithë vitit dhe mundësi fleksibile për kompensim.





























